Socialistët ndezin motorët për zgjedhjen e 61 kryetarëve, Klosi: PS do jetë fituese në Shkodër

Socialistët ndezin motorët për zgjedhjen e 61 kryetarëve, Klosi: PS do jetë fituese në Shkodër

Procesi i Partisë Socialiste për zgjedhjen e 61 kryetarëve të PS në gjitha bashkitë e vendit nisi nga Shkodra. Sekretari organizativ i PS Blendi Klosi zhvilloi një takim me asamblenë e PS Shkodër, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla, sekretarja për burimet njerëzore në PS Anila Denaj, deputeti Etjan Xhafaj, drejtuesja politike e PS Shkodër Edona Bilali dhe përfaqësues të tjerë.

Pas kësaj mbledhje Blendi Klosi bëri të ditur se procesi për përzgjedhjen e kryetarëve të PS në 61 bashkitë do të përfundojë në fund të muajit qershor dhe deri atëherë pas përzgjedhjes së kandidatëve do të ketë një fushatë të hapur dhe publike dhe më pas do jenë asambleja dhe një komitet drejtues nga qendra që do përzgjedhin fituesit, pra nuk do të ketë një votim nga anëtarësia. I vetmi kriter që përjashton kandidatët është nëse nuk plotëson dekriminalizimin.

Ky proces tha Klosi bëhet që PS të shpallet fituese edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale që do jenë pas një viti. Ndërkohë edhe drejtuesja politike e PS Shkodër Edona Bilali tha se do të kërkohet që kandidatët të jenë modelet më të mira në PS dhe jo si anasjelltas duke iu referuar kryetarëve të partive të PD.

Procesi është i hapur dhe kërkon konkurim publik të njerëzve të cilët mbartin vlerat e të majtës, një proces i cili nuk ngurtësohet në raportet e votave vetëm të anëtarësisë të PS por duam që në këtë garë të fitojë më i mirë. Mbi të gjithë atyre që kanë aftësinë, mençurinë, pjekurinë por edhe dëshirën e tyre politike për të drejtuar një garë shumë të fortë të PS që është gara e pushtetit lokal në pranverëne  vitit tjetër. Pra qartazi PS futet në organizimin e saj të brendshëm për të përgatitur strukturën e saj dhe më pas raportin me komunitetin për të fituar 61 bashkitë e vendit. Jo më kot e kemi filluar këtë proces nga Shkodra duke i dhënë shumë hapësirë dhe mbështetje kandidatëve që do të garojnë në të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër dhe pastaj në gjithë Shqipërinë për të enë përsëri fitues në garën e ardhshme elektorale.

I pyetur se a është e treguar e paaftë ose e dobët PS Shkodër sepse në zgjedhjet e 6 marsit edhe pse me një PD të përçarë, demokratët arritën të mbajnë bashkinë Shkodër dhe PS humbi sërish, Klosi tha se PS edhe në garën e ardhme elektorale do jetë fituese ashtu siç ishte edhe më 6 mars. Me të vërtetë humbëm Shkodrën por fituam gjitha të tjerat.

Mos harroni që PS në garat e fundit elektorale ka fituar në gjithë Shqipërinë. Ne arritëm në 25 prill të vitit të kaluar fitoren e mandatit të tretë të PS dhe deputetët e zgjedhur nga Shkodra dhe e gjithë Shqipëria i japin mbështetje të madhe kryeministrit Rama për të qeverisur vendin. Pra PS edhe në garën e ardhme elektorale do jetë fituese ashtu siç ishte edhe më 6 mars. Me të vërtetë humbëm Shkodrën por fituam gjitha të tjerat. Procesi final, do jetë një proces i hapur përballë asamblesë së PS ku kandidatët do të paraqesin platformat dhe do të vlerësohen nga asambleja e PS.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy