Shqiptarja që jeton në Izrael: Sulmi nga Irani shkaktoi panik, mbrojtja që u bë na dha forcë (VIDEO)

Shqiptarja që jeton në Izrael: Sulmi nga Irani shkaktoi panik, mbrojtja që u bë na dha forcë (VIDEO)

Shqiptarja që jeton në Izrael, Jeta Gani, sulmin e nisur nga Irani mbi vendin ku ajo jeton, e komenton me momente paniku.

Në një lidhje për MCN Live, ajo tha se në Izrael kanë pothuaj gjashtë muaj që kalojnë kohë të vështirë me panik të madh.

Parmbrëmë ishte situatë shumë e vështirë dhe panik i madh se në luftë asnjëherë nuk i dihet çdo ndodhë. Edhe pse kemi besim në shtetin tonë.

Ishte një natë shumë e frikshme dhe tronditëse dhe themi shyqyr zotit që kaluam mirë.

Vetëmbrojtja e Izraelit ishte në mënyrë shumë të mirë, që na e ngriti moralin. Parmbrëmë ishte hera e parë që Irani sulmoi Izraelin në ajër.

Ishte natë shumë e fortë, natyrisht nuk jemi në qetësi, por jemi të përgatitur për çdo situatë që mund të ndodhë në Izrael.

Ne jemi të rrethuar më shumë me armiq se me miq, Izraeli ka qenë gjithmonë një pikë zjarri në Lindje.

Ne jemi të përgatitur, në shtëpi brenda kemi dhomat e sigurimit, frika mund të jetë më e madhe e shteteve të tjera, por Izraeli nuk sulmon vetëm vetëmbrohet.

Frika është po të bëhet lufta më e gjerë dhe më e përhapur në Lindje. Ne jetën e vazhdojmë normalisht dhe në punë dhe kudo.

Të gjithë mbajmë rezerva në shtëpi, si ujë, apo ushqime të ndryshme. Kohëzgjatjen asnjë njeri nuk mund ta mendoj.

Ne morëm njoftim si nga kryetari i bashkisë në qytet, 48 orë mundohuni mos të dilni nga shtëpia.

Irani ishte një situatë e re për luftën në Izrael. Shumë veta ndryshuan mënyrën e të sjellit dhe të jetuarit.

Edhe në këto momente ne vazhdojmë të shikojmë përpara.

Zhurma ishte shumë e madhe, por në fund të fundit Izraeli realizoi me sukses mbrojtjen e shtetit të tij, që na jep forca si popull.

Shteti i Izraelit në fillim mendon për popullin dhe pastaj për luftën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy