Prostitucion në dy apartamente me qira në Shkodër, arrestohen tre kolumbiane

Prostitucion në dy apartamente me qira në Shkodër, arrestohen tre kolumbiane

Tre kolumbiane janë vënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi ushtronin prostitucion në dy apartamente që i kishin marrë me qira.

 

Gjatë operacionit policor të koduar “Rent Home 3”, u zbulua një apartament në lagjen “3 Heronjtë”, ku ushtrohej prostitucion.

 

Në kuadër të operacionit u arrestuan 5 persona, të kapur në ambientet e apartamentit, konkretisht shtetaset kolumbiane A. M., 48 vjeçe, P. B., 32 vjeçe dhe D. R., 27 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

 

Gjithashtu u arrestuan F. V., 28 vjeç, banues në fshatin Vermosh, dhe K. G., 24 vjeç, banues në Bajzë.

 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. D., 27 vjeçe, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy