
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, do të vizitojë sot Kosovën. Zaev do të pritet nga homologu i tij kosovar, Ramush Haradinaj; presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi; si dhe nga kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.
Zaev do të shqoërohet ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi; ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski; ministri i Kulturës, Robert Alagjozovski, si dhe ministri pa portofol përgjegjës për Diasporën, Edmond Ademi, raporton ALSAT.
Vizita e Zaevit është vizita e parë zyrtare e një kryeministri të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Kosovës.



