Rrëzohet rezoluta për dënimin gjenocidit serb në Serbrenicë, Berisha: Votuat sipas urdhrit të Vuçiç

Rrëzohet rezoluta për dënimin gjenocidit serb në Serbrenicë, Berisha: Votuat sipas urdhrit të Vuçiç

Kërkesa për rezolutën e dënimit të gjenocidit në Srebrenicë e kërkuar nga deputeti demokrat Tritan Shehu është rrëzuar duske mos u votuar. Lidhur me këtë votim, Berisha pohoi se u votua sipas urdhrit të Vuçiç.

Shqipëria antishqiptare me në kryer Edi Ramën nuk ka pasur kurrë. Ju shkelmuat mbi gjakun e 8 mijë të pafajshmeve. Votuat duke shkelura mbi jetën e dhjetëra qindra mijëra shqiptarëve që në gjenocidin serb ranë për t’u bërë të pavdekshëm. Ç’ mund të presësh nga një trafikant, kryetari në organizate kriminale, skllav i një Aleksandër Vuçiç. Si mund të bëni ju shqiptar një votim të tillë. Sali Berisha në Shqipëri dhe OKB ka qenë kundër embargos që penalizonte Kosovën dhe ka marrë çdo masë kundër kontrabandës.

Masakra e Srebrenicës, Berisha: Vuçiç, arkitekt i gjenocidit të boshnjakëve

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend u ndal gjenocidi në Srebrenicë pwr tw cilin u shpreh se është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet. Ai ka shprehur solidaritet me viktimat boshnjake.

Kjo seancë shënon një moment të rëndësishëm, në jetën e këtij parlamenti dhe po kaq me rëndësi për kombin shqiptar. Nisma e deputetëve të Grupit të PD për të dënuar gjenocidin serb në Bosnjë është nismë që synon nderimin e 8 mijë viktimave të Srebrenicës, në tërësi burra dhe djem të besimit myslimanë, të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB, ka synim të shprehë nderimin për viktimat e kësaj barbarie më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore të regjistruar në Europë. Ka synim të shprehë solidaritetin me boshnjakë, ka synim të dënojë një akt të pashembullt. Udhëheqësit  aktual me në krye Aleksandër Vuçiç janë arkitektë të këtij gjenocidi. Kemi detyrim për të dënuar këtë denoncim. Vuçiç tha për çdo serb të vriten 100 boshnjakë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy