Kreu i qeverisë dhe ai i PD-së e nisën me replika seancën e sotme në Parlament.
Rama: Para disa ditësh ke takuar një të huaj. E di çfarë më tha? Nuk arrij dot ta kuptoj si mund ta dua unë Shqipërinë më shumë seç e do kryetari i PD-së?
Basha: Nuk e di në ç’gjendje e ke dëgjuar atë mikun. Por ai dhe miqtë e tjerë po diskutojnë kur do ikësh dhe si do ikësh. Ty nuk të llogarit njeri për kryeministër, ta kanë hequr vizën.
Ne jemi partia që do të bëjmë të mundur me shqiptarët e ndershëm dhe çdo faktor politik të ndershëm kurimin e trupit të Shqipërisë nga kanceri i drogës që ti e solle në pushtet.
Koha ime sapo ka filluar, e jotja ka marrë fund.



