Masakra me 4 viktima/ Renea kontrolle ‘blic’ në disa banesa në lagjen Dobraç (VIDEO)

Masakra me 4 viktima/ Renea kontrolle ‘blic’ në disa banesa në lagjen Dobraç (VIDEO)

Shkodra është zgjuar këtë mëngjes të marte nga një aksion blic nga forcat Renea në lagjen Dobraç, lagje që njihet me të shkuar kriminale.

Në një lidhje me MCN Live gazetarja Bendis Druni ka bërë me dije se aksioni i nisur në orët e para të mëngjesit është realizuar me urdhër të SPAK në kuadër të hetimeve për masakrën e 30 tetorit 2024 ku mbeten të vrarë katër persona, ku dy bashkëshortë, çifti Basha kanë qenë duke kaluar rastësisht aty dhe kanë humbur jetën.

Nga aksioni i deritanishëm nuk ka detaje për ndonjë person të arrestuar por po bëhen të gjitha kontrollet dhe për vijimësinë e zbardhjes së ngjarjes.

Sa i përket pjesës për urdhër arreste flitet për 5 të tillë, por nuk janë të konfirmuar në rrugë zyrtare.

Pra nuk ka informacione për të arrestuar, por deri tani kemi dy persona si të dyshuar për maskarën e Dobraçit Izmir Sakica dhe Samuel Troshani të vetëdorëzuar në 23 janar në polici.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy