Gjendet i vrarë një ish diplomat rus

Gjendet i vrarë një ish diplomat rus

Një ish diplomat rus raportohet se është gjetur i vrarë në apartamentin e tij në Moskë.

Zyrtarë të policisë ruse në kryeqytet kanë thënë sot se trupi i pajetë me shenja të plagëve të shkaktuara nga plumbat është gjetur gjatë natës në një apartament në avenynë Balaklava, ndërsa gëzhojat e plumbit dhe një pistoletë janë gjetur afër viktimës.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Ndërkohë, mediat ruse duke cituar burime të sigurisë në polici dhe në Ministri të Jashtme, raportojnë se personi në fjalë është Pyotr Polshikov, që dikur e ka udhëhequr Departamentin për Amerikën Latine në Ministrinë e Jashtme ruse.

Burimet thonë se 56-vjeçari Polshikov, ka hequr dorë nga puna në ministri duke mbetur i papunë.

Zyrtarisht nuk është konfirmuar identiteti i viktimës.

Burime policore në Moskë thonë se hetuesit po e hetojnë rastin si vrasje apo vetëvrasje e mundshme. / REL /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy