
Analisti Enton Abilekaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se foltorja e Partisë Demokratike para Kryeministrisë duhet të ketë dialog mes shoqërisë dhe partisë në mënyrë që të bëhet me konkurrente për të rrëzuar qeverinë.
"E mira është që ky debat është publik, se ka nevojë për Foltore, për të diskutuar se çfarë do të ndodhë dhe si do të zgjidhet, si opozita do të bëhet gati të bëhet më konkurrente apo për të rrëzuar qeverinë.
E sigurtë, që kjo mënyrë nuk është e duhura, nuk është as foltore. Më demokratike ishte çadra e Bashës sesa kjo. Nuk kemi dialog mes shoqërisë dhe PD-së, ku pranohen faktet që përmendin dhe ato që ne dimë dhe flitet pastaj për një zgjidhje.
Opozita duhet të rishikojë veten, të ketë dialog me qytetarët, dhe të gjejë mënyrën si të luftojë këtë kleptokraci që ka asgjësuar zgjedhjet"



