Panik në Shtëpinë e Bardhë, gjendet një pako e dyshimtë, dyshohet për eksploziv

Panik në Shtëpinë e Bardhë, gjendet një pako e dyshimtë, dyshohet për eksploziv

Një pako e lënë pranë Shtëpisë së Bardhe në SHBA, ka alarmuar policinë. Forca të shumta kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar se çfarë fshihet në brendësi të pakos.

Sipas mediave ndërkombëtare Presidenti Donald Trump nuk ndodhet në selinë qendrore presidenciale pasi është në një vizitë në Hawai.

Në zonën përgjatë Pensilvanisë u bllokua qarkullimi pas incidentit. Gazetarëve iu tha të largoheshin nga zona veriore e Shtëpisë së Bardhë, raporton CBS News.

Një telefonatë e dyshimtë raportoi që një pako me eksplozivë ishte vendosur përgjatë gardhit në pjesen veriore te Shtëpisë së Bardhë, raportoi WTTG-TV, duke cituar policinë.

Pakoja është gjetur pranë gardhit të selisë. Alarmi në Amerikë vjen dy ditë pas ngjarjes tragjike ku një person shtypi me kamion 8 persona dhe plagosi mbi 12 të tjerë.

“Një person është arrestuar pas “lëvizjeve të dyshimta” pranë gardhit në pjesën veriore të Shtëpisë së Bardhë”, shkroi në Twitter shërbimi sekret amerikan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy