
Sipas një studimi të vogël nga Universiteti Northwestern (SHBA), i kryer në bashkëpunim me Institutin për Terapinë përmes Arteve, emocionet e prodhuara nga dëgjimi i muzikës së dashur gjatë rinisë do t'i rezistonin si Alzheimerit ashtu edhe demencës.
Ky zbulim i jashtëzakonshëm, u botua në Alzheimer Disease and Associate Disorders, një revistë multidisiplinare me vëmendje të veçantë ndaj sëmundjes së Alzheimerit dhe çrregullimeve të lidhura me to.
Studiuesit vunë re se kur njerëzit me Alzheimer, dëgjuan muzikën e dashur gjatë jetës së tyre, muzikë që më pas sillte ndërmend kujtimet ose imazhet e së kaluarës, simptomat e ankthit, agjitacionit dhe depresionit përmirësoheshin.
Kjo ndodh sepse rajonet e përfshira në përpunimin e muzikës, preken më vonë nga sëmundja.
Studiuesit i kërkuan një ansambli që t'u luante pacientëve muzikë të lidhur me kujtimet e rinisë së tyre. Në seancë u vu në dukje se ndërsa muzika vazhdonte, pacientët kënduan, kërcenin dhe u binin disa instrumenteve, të ndihmuar nga punonjësit e shëndetësisë.
Në fund të seancës pasoi një bisedë në grup, ku pacientët ishin më të përfshirë në shoqëri, më pak të shqetësuar dhe përgjithësisht më të qetë sesa kur merrnin trajtimet e hartuara në programin ditor.
Një program që për rrjedhojë nuk përfshin ndërhyrje muzikore.



