Shqipëria mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta në pjesën më të madhe të territorit.

Zonat qendrore dhe jugore do të përjetojnë vlerat më të larta termike gjatë ditës, ndërsa kthjellimet do të jenë mbizotëruese deri në orët e pasdites.
Sipas parashikimeve, në skajin verilindor dhe juglindor të vendit pritet grumbullim i vranësirave pas mesditës, çka mund të sjellë reshje të përkohshme shiu, si edhe breshër në disa zona të izoluara. Megjithatë, gjatë orëve të vona të mbrëmjes, kushtet atmosferike do të përmirësohen ndjeshëm në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ditore, duke u luhatur nga 7°C në qytetin e Pukës deri në 31°C në qarqet e Elbasanit dhe Beratit.



