Pas një mbyllje tre-mujore për shkak të pandemisë së koronavirus, Teatri i Operës në Barcelonë, El Liceu, është rihapur me shfaqjen e saj të parë.
"Koncerti i Biocenës" u mbajt në 22 Qershor dhe si spektatorët e vetëm, ai kishte 2,292 bimë që "dëgjuan" "Chrysanthemums" të Giacomo Puccini.
Nisma lindi nga një ide e artistit spanjoll Eugenio Ampudia i cili dëshironte të reflektonte marrëdhëniet njerëzore me natyrën dhe ndikimin që kishte bllokimi i hapësirave publike në gjendjen emocionale të individëve. Lulet ishin spekatorët e vetëm në këtë shfaqje të parë operistike pas rihapjes në Barcelonë, e cila erdhi edhe si një lloj revolte ndaj izolimit.



