Bjellorusia i kundërpërgjigjet BE-së me sanksione, por pa listë (VIDEO)

Bjellorusia i kundërpërgjigjet BE-së me sanksione, por pa listë (VIDEO)

Bjellorusia njoftoi sot sanksionet kundër Bashkimit Evropian, në shenjë hakmarrjeje ndaj masave kufizuese të vendosura nga udhëheqësit evropianë vetëm pak orë më parë. Sanksionet europiane  përfshijnë një listë prej 40 zyrtarësh bjellorusë, përjashtuar presidentin Lukashenko.

Ndërkohë, në kundërpërgjigje të kësaj, Ministria e Jashtme bjelloruse akuzoi BE-në për "përpjekjen për t’i përkeqësuar marrëdhëniet me ne" dhe vendosi sanksionet e veta kundër Bllokut.

Është e paqartë se sa zyrtarë të BE janë sanksionuar nga Minsku, pasi lista nuk do të bëhet publike.

"Bjellorusia është gjithmonë me fjalë dhe me fakte kundër konfrontimit. Ne jemi për dialog dhe mirëkuptim. Por si një shtet sovran, ne jemi gjithashtu të vendosur, megjithëse jo pa keqardhje, për t'iu përgjigjur veprimeve jomiqësore në mënyrë që të mbrojmë natyrshëm interesat tona kombëtare", shtoi Ministria e Jashtme.

Pak ditë më parë, Brukseli hodhi poshtë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit që i dha fitoren Lukashenkos - në pushtet për 26 vjet - me mbi 80 përqind të votave dhe dënoi shtypjen e dhunshme të protestuesve paqësorë.

Shefat e Bllokut thanë në atë kohë se ata do të "vendosnin me shpejtësi" masa kufizuese ndaj zyrtarëve të përfshirë në falsifikimin e rezultateve dhe shtypjen e protestave, por ministrat e Jashtëm nuk arritën të bien dakord mbi një listë sanksionesh muajin e kaluar për shkak të vetos së Qipros. Kjo e fundit kërkoi që Blloku të mbante një qëndrim më të fortë kundër Turqisë rreth shpimeve në det.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy