“Rrugës” në Festivalin e Kanës/ Bilibani: Film me doza optimizmi, një rrëfim intim dhe personal (VIDEO)

“Rrugës” në Festivalin e Kanës/ Bilibani: Film me doza optimizmi, një rrëfim intim dhe personal (VIDEO)

Filmi “Rrugës” i Samir Karahoda-s e rikthen Kosovën në njërin prej festivaleve më të mëdha të filmit në botë, atë të Kanës, në edicionin e 77-të.

Producenti i filmit Eroll Bilibani duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv tha që filmi ka një dozë të madhe optimizmi, dhe është një  rrëfim intim dhe personal.

"Ky është i filmi i tretë, është bashkëpunimi ynë i tretë. Filmi i kaluar kishte premierën në Kanë, dhe tani rikthehemi prapë në Kanë në garën zyrtare të filmave të shkurtër. Filmi është një ide e kamotshme e Samirit për ta trajtuar një temë specifike, që ka elemente autobiografike, është një rrugëtim i babait dhe djalit që shkojnë deri në aeroport, për të marrë një dhuratë që ka ardhur nga kumbara, por duke bërë diskutime, ballafaqohen me pengesa burokratike të sistemeve tona që i kemi në Ballkan. Flasin pak edhe për kontekstin politik dhe shoqëror. Por filmi ka një dozë të madhe optimizmi, është një rrëfim intim dhe personal. Ka një qasje që shumica e prindërve të rinj, që a të rrimë, apo ta lëshojmë këtë vend, a ka perspektivë, apo nuk ka perspektivë. Kjo vërehet shumë qartë, dhe për përfundimin iu lë pas premirës. Ky film është fiction. Djali i tij luan rolin e vet, përderisa aktorin kryesor Ylberi, luan babain dhe mundohet që në një farë forme të sjellë personazhit e Samirit në ekran të madh. Nuk ka shumë aktorë. Në Kosovë ka një revolucion të butë, kemi një gjeneratë të re të filmbërësve që i sjellin tregimet pak më ndryshe nga  ç’ishim mësuar në të kaluarën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy