
Gazetari i MCN TV Arsen Rusta ka mësuar ekskluzivisht për çfarë është pyetur në SPAK Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.
Rusta bën me dije për MCN Live se ministrja nuk ka qenë në SPAK për të folur lidhur me padinë për pronat e ushtrisë, por është pyetur në lidhje me dyshimet “për përdorimin e funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
Kjo lidhet me padinë e Albana Vokshit dhe Xhemal Gjunkshit, që akuzuan ministren Xhaçka se përdori helikopterin ushtarak për arsye elektorale në Dibër.
Pritet që ministrja Xhaçka të paraqitet sërish në SPAK me një fletë-thirrje të dytë për të folur në lidhje me padinë për pronat e ushtrisë.



