
Presidenti Ilir Meta nuk do të jetë në seanën dëgjimore të komisionit të ligjeve ku do të shqyrtohet kërkesa e deputetëve të PS për shkarkimin e tij.
Meta i ka kthyer përgjigje me anë të një njoftimi komisionit, ku ndër të tjera deklaron se nuk mund të jetë në seancën e sotme për shkak të axhendës, por se shprehet i gatshëm për të shkuar në 10 maj Ditën Kombëtare të Drejtësisë.
Kujtojmë se një ditë më parë Komisioni i Ligjeve me propozim të kreut Ulsi Manja vendosën që mbledhjen ta zhvillojnë sot me datë 6 maj, ndryshe nga sa kishte kërkuar Meta, 10 majin.
Partia Socialiste nisi procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta, për shkelje të rëndë të Kushtetutës.
Paralajmërimi i parë për shkarkimin e Metës erdhi fillimisht nga kryeministri Edi Rama, dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, pasi Meta i shpalli luftë SHBA dhe ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Përgjigja e plotë e Presidentit Meta dërguar Komisionit të Ligjeve



