Vlorë/ Policia kontrolle për lëndët piroteknike dhe fishekzjarrët, 3 pronarë subjektesh në hetim

Vlorë/ Policia kontrolle për lëndët piroteknike dhe fishekzjarrët, 3 pronarë subjektesh në hetim

Policia e Vlorës ka ushtruar kontrolle për të parandaluar shitjen e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës, u evidentuan 3 subjekte që tregtonin lëndë piroteknike dhe fishekzjarrë pa leje dhe, në vijim të veprimeve, nisën procedimin penal për pronarët e tyre, shtetasit F. V., 67 vjeç, E. H., 58 vjeç, dhe A. F., 29 vjeçe.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin jo vetëm tregtimin, por edhe përdorimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve pa leje, duke mos rrezikuar jetën dhe sigurinë publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy