Merkel u përgjigjet akuzave të Trump: Ne bëjmë politikë dhe marrim vendime të pavarura

Merkel u përgjigjet akuzave të Trump: Ne bëjmë politikë dhe marrim vendime të pavarura

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Gjermania bën “politikë të pavarur” dhe merr “vendime të pavarura”.

Merkel i bëri këto komente pak orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikws, Donald Trump, tha se Berlini “kontrollohet tërësisht nga Rusia”.

Unë vetë e kam përjetuar kohën kur një pjesë e Gjermanisë ka qenë e pushtuar nga Bashkimi Sovjetik”, tha Merkel, e cila është rritur në Gjermaninë Lindore komuniste.

Jam shumë e lumtur që sot jemi të bashkuar në Republikën Federale të Gjermanisë dhe mund të bëjmë politikë të pavarur dhe të marrim vendime të pavarura”, tha Merkel teksa arriti në Samitin e NATO-së në Bruksel.

Ajo po ashtu mbrojti kontributin e Gjermanisë në NATO, i cili është cilësuar si i pamjaftueshëm nga Trump.

Gjermania bën shumë për NATO-në. Gjermania është ofruesi i dytë më i madh i trupave; pjesa më e madhe e kapaciteteve tona ushtarake i ofrohet NATO-së dhe po ashtu kemi një angazhim të fuqishëm në Afganistan. Një gjë e tillë mbron edhe interesat e Shteteve të Bashkuara”, tha Merkel.

Presidenti i SHBA Donald Trump është përplasur me kancelaren gjermane Angela Merkel lidhur me ndikimin rus dhe shpenzimet e mbrojtjes, përpara samitit të NATO-s.

Samiti i NATO-s në Bruksel vjen një javë përpara se Trump të takohet me Vladimir Putin , në Helsinki, duke ringjallur shqetësimet midis aleatëve amerikanë për afërsinë e tij me presidentin rus.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy