Konflikti me kamionistin në rrugë, arrestohet vëllai i kandidatit demokrat Bledion Nallbati

Konflikti me kamionistin në rrugë, arrestohet vëllai i kandidatit demokrat Bledion Nallbati

Pas konfliktit të mbrëmjes së lënë pas me drejtuesin e një kamioni, policia e Devollit ka vënë në pranga vëllanë e kandidatit demokrat Bledion Nallbati.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me një konflikt të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Bilishtit, arrestuan në flagrancë shtetasin Alti Nallbati 42 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “ Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. 

 

Fibank 

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë menjëherë pas konfliktit të ndodhur midis shtetasve Alti Nallbati, Bledion Nallbati dhe shoferit te një kamioni transporti shtetasi S.D. 

 

Gjatë këqyrjes së pamjeve filmike dhe kryerjes se veprimeve të tjera hetimore, rezultoi se më datë 3 maj, rreth orës 21:15 , në afërsi të rrethrrotullimit të Mirasit në qytetin e Bilishtit shtetasi Alti Nallbati, ka ndaluar automjetin me të cilin lëvizte bashkë me vëllanë e tij Bledion Nallbati, kandidat për deputet i një subjekti politik, duke penguar qarkullimin e automjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor.

Alti Nallbati ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar verbalisht me një drejtues kamioni, dhe më pas ka tentuar ta zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D, dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte si dhe ta ofendojë duke kryer veprime të pa hijshme në publik. Në këtë konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij, shtetasi Bledion Nallbati, ku fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D.

Për veprime të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy