Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka sqaruar me anë të një statusi qëndrimin e saj në lidhje me mbështetësit e Bashës në PD. Topalli thotë se ndien neveri për oligarkët që kanë vendosur në listat e Bashës emrat e njerëzve të tyre dhe kanë kërkuar një mandat të dytë për Ramën.
Ajo thekson se demokratët nuk i lidh asgjë me këta oligarkë dhe beson se ata janë shpirti i vërtetë i PD-së.
Statusi i Topallit
"Une jam i lire , nuk jam rob.
Roberit nuk gjykohen.
Te tjeret jane te lidhur per buken e gojes"
Pjeter Meshkalla
Demokratet jane gjaku i PD dhe gardianet e saj.
ps:
Diku degjova nje titull se une kam thene se:" kam neveri per ata qe mbeshtesin Bashen."
Eshte nxjerre nga konteksti.Natyrisht , ata oligarke, qe kane vendosur ne krye te listes Basha emra, qe i sherbejne atyre, dhe pas kesaj kerkuan publikisht mandat te dyte per Ramen me shqetesojne.
Por, kur po keta oligarke , pasi kerkuan mandat te dyte per Ramen kerkojne mandat te dyte edhe per Bashen vetem me krijojne neveri. Ky grup pro Basha ma neverit.
Demokratet nuk i lidh asgje me keta oligarke.
Demokratet jane shpirti i PD. Ata besojne ne vlerat e parimet demokratike dhe jo tek oligarket.
Ata jane gjaku i PD dhe gardianet e saj.



