
Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në vend. Për pasojë kthjellimet dominojnë deri në mesditë, kur në zonat malore shfaqen vranësira kalimtare.
Pasditja dhe mbrëmja sjellë kalime vranësirash nëpër të gjithë vendin tonë ndërsa shira të papërfillshëm do ketë zona e Alpeve.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 15°C mëngjesi në zonat malore deri në 38°C mesdita në zonat e ulëta.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Mbetet Lindja dhe pjesërisht Qendra me vranësira dhe shira. Ndërsa kthjellimet dominojnë pjesën tjetër të kontinentit.
Konkretisht me diell vijon Europa Veriore, Perëndimore dhe Europa Jugore



