Gjuha e urrejtjes online, gjigantët e rrjeteve sociale marrin masa pas presionit të BE

Gjuha e urrejtjes online, gjigantët e rrjeteve sociale marrin masa pas presionit të BE

Rrjetet sociale si “Youtube”, “Tuiter” dhe “Facebook” kanë plotësuar objektivat e BE-së për heqjen e postimeve apo komenteve që kanë gjuhën e urrejtjes. Komisioni Europian ka kërkuar fshirjen e të paktën 50 % të materialeve ku është përdorur gjuhë urrejtjeje jo më shumë se 24 orë pas postimit.

Sipas një studimi të fundit të BE, “Facebook”, “Twitter” and “YouTube” janë rrjetet që kanë fshirë më shumë komente raciste apo ku përdorej gjuha e urrejtjes.

“Twitter” ka bërë hapin më të madh në këtë aspekt me monitorimin e 80.2 % të postimeve brenda 20 orësh.

Edhe “Facebook” i ka shtuar përpjekjet. Monitorimi dhe rishikimi i materialeve të postuar është rritur nga 57.9 % në 89.3 %.

Komisioni Europian bëri të ditur se “Instagrami” është media më e fundit sociale që ka hedhur hapin drejt fshirjes së postimeve fyese apo raciste.

Shifrat tregojnë se gjigantët e rrjeteve sociale po i përgjigjen presionit politik në rritje për masa më të ashpra ndaj atyre që përdorin gjuhën e urrejtjes.

Vitin e kaluar, “Facebook” njoftoi se do të punësonte 3000 moderatorë shtesë që do monitorojnë faqet për postime të tilla.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy