
Dy persona kanë shpëtuar mrekullisht teksa udhëtonin pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Rrëshen-Bukmirë. Sipas informacioneve, teka udhëtonte një drejtues mejeti ka ndeshur pengesa në rrugë dhe ka zbritur për t’i pastruar. Në këtë moment, një masiv inertesh ka rrëshqitur duke rrezikuar të zënë poshtë atë së bashku me pasagjerin i cili ka dalë menjëherë nga makina duke shpëtuar pa përfunduar në humnerë.
Lidhur me këtë problematikë, paraditen e kësaj të enjteje banorët protestuan para Bashkisë Mirditë duke kërkuar rehabilitimin e rrugës pasi kalimi në këtë aks është bërë shumë i rrezikshëm.



