Të biesh në dashuri mund të jetë ngazëllyese, por nuk është sekreti i lumturisë në vetvete. Ju mund të thoni më saktë se të biesh në dashuri është kostoja fillestare për lumturinë, një fazë ngazëllyese por stresuese që duhet të durojmë për të arritur marrëdhëniet që na përmbushin në të vërtetë.
Dashuria e pasionuar, periudha e rënies në dashuri shpesh rrëmben trurin tonë në një mënyrë që mund të shkaktojë gëzim ose thellësi dëshpërimi. Tronditës, po, por vështirë se mund të mendohet se sjell kënaqësi, në të vërtetë, gjatë disa periudhave historike ajo madje ka qenë e lidhur me vetëvrasjen.
E megjithatë, dashuria romantike është treguar shkencërisht se është një nga parashikuesit më të mirë të lumturisë. Studimi i Harvardit për Zhvillimin e të Rriturve ka vlerësuar lidhjen mes zakoneve të njerëzve dhe mirëqenies së tyre pasuese që nga fundi i viteve 1930. Shumë nga modelet e zbuluara nga studimi janë të rëndësishme, por nuk janë për t'u habitur. Njerëzit më të lumtur, më të shëndetshëm nuk pinë duhan, ushtrohen, pinë mesatarisht ose aspak dhe qëndrojnë mendërisht aktivë.
Parashikuesit më të rëndësishëm të lumturisë së jetës së vonë janë marrëdhëniet e qëndrueshme dhe veçanërisht, një partneritet i gjatë romantik. Pjesëmarrësit më të shëndetshëm në moshën 80 vjeç kanë tendencë të jenë më të kënaqur në marrëdhëniet e tyre në moshën 50 vjeç.
Me fjalë të tjera, sekreti i lumturisë nuk është të dashuruarit, por të qëndruarit të dashuruar. Dhe kjo nuk nënkupton qëndrimin bashkë legalisht të një çifti.
Studimet tregojnë se të qenit i martuar përbën vetëm 2 përqind të mirëqenies subjektive në jetë. Gjëja e rëndësishme për mirëqenien është kënaqësia në marrëdhëni, dhe kjo varet nga ajo që psikologët e quajnë "dashuri shoqëruese", dashuria e bazuar më pak në nivele të larta pasionante dhe më shumë në afeksion të qëndrueshëm, mirëkuptim të ndërsjellë dhe përkushtim.
*Burimi The Atlantic



