Kumbaro: Kemi miratuar ndryshime në ligjin për turizmin. Pasqyrohen më mirë rregullat e lojës

Kumbaro: Kemi miratuar ndryshime në ligjin për turizmin. Pasqyrohen më mirë rregullat e lojës

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka bërë me dije se në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit janë miratuar ndryshime për ligjin e turizmit.

Për mediat, Kumbaro tha se ndryshimet e reja pasqyrojnë më mirë rregullat e lojës dhe se janë gjithashtu një mekanizëm i domosdoshëm për formalizimin e tregut të turizmit.

Sot miratuam në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit, ndryshime të një ligji të rëndësishëm për situatën ku ndodhet Shqipëria në sektorin e ekonomisë, ku sigurisht turizmi ka qenë kryefjala dhe të gjitha parashikimet janë që  do jetë kryefjalë edhe për vitin 2024, madje besoj se do të jetë deri në 2023 ashtu siç kemi punuar.

Ligji ekzistues i turizmit  i vitit 2015 nuk i përgjigjej realitetit dhe dinamikave të reja ku dhe sektori privat ka ecur në disa aspekte më shpejt dhe më ritëm sesa nga dispozitat ligjore.

Edhe vizioni i qeverisë i këtij mandate është shumë më i avancuar se ligji i 2015, ku realiteti në sektorin e turizmit nuk ishte aspak ky që kemi sot. Kjo bënte të nevojshëm dhe në konsultimet me shumë përfaqësues të sektorit privat nevojën për ndryshime ligjore, qoftë për realitetet e reja që shfaqen në tregun e turizmit në sektorin privat, qoftë për kërkesat e konsumatorit, konkretisht turistëve, për të dhënë garanci më shumë për shërbime më cilësore gjë që gjen pasqyrimit në amendimet që i kemi bërë ligjit, për kërkesat për të pasqyruar disa realitete të strukturave akomodueseë cilat nuk ishin në ligjin ekzistues. Nga njëra anë pasqyron më mirë rregullat e lojës. Është një mekanizëm i domosdoshëm edhe për formalizimin e tregut të turizmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy