Gazetari Arsen Rusta bën me dije se Firdent Kuqi i kompanisë “Elda” dhe Behar Çukaj i “Bolv Oil” janë pjesë e hetimit të Prokurorisë në dosjen e “Bankers Petrolium”. Në një raportim për Mcn Live, gazetari bën me dije se "Elda" dhe as "Bolv Oil" nuk rezulton të ketë marrë para përmjes faturave.
Ndërkaq, Leonidha Çobo dyshohet sipas dokumentave të siguruar se ka përfituar 45 milionë euro në Bankers, ku janë bërë faturime dhe kalime pagesash, sipas skemës. Në skemë rezulton edhe një tjetër kompani "Tea Co", që sipas Prokurorisë është në emër të kunatës së Leonidha Çobos.
"Bëhet fjalë për një hetim të sektorit të tatimeve, Hetimit Financiar po ashtu hetimit të kompanive të konsideruara VIP, ose që janë taksapaguesit më të mëdhenj, njëri prej tyre është Bankers. Është një hetim që daton më së shumë se sa dy dekada, pjesë pjesë ka mundur hetimi tatimor të ndërtojë një skemë, për t’ia përcjellë më pas Prokurorisë së Fierit, që përmes gjykatës arriti në një vendimmarrje prej 400 faqesh për të zbuluar një skemë. Janë 7 masa sigurie, 4 të ekzekutuara.
Leonidha Çobo dyshohet sipas dokumentave të siguruar se ka përfituar 45 milionë euro në Bankers. Ka edhe emra dhe kompani shqiptare që dyshohet se kanë përfituar, mes tyre është kompania e hidrokarbureve 'Elda', në pronësi të biznesmenit Firdent Kuqi,“Bolv Oil” në pronësi të biznesmenit Behar Çukaj. Nga ana tjetër është studio e avokatisë e drejtuar nga avokati Alket Hyseni, ish-anëtar i PS. Në skemë rezulton edhe një tjetër kompani Tea Co, që sipas Prokurorisë është në emër të kunatës së Leonidha Çobos, dhe në momentin kur është larguar nga Bankers, ka filluar të bëjë qarkullimin e parave nëpërmjet kësaj kompanie, deri në pezullimin e saj. Ka faturuar 45 milionë euro. A janë reale? Kjo mbetet për t'u parë.
Prokuroria thotë se gjithçka lidhet me një skemë edhe offshore ku është e regjistruar, përfituesit real të saj. Ka edhe një fakt që të gjitha transaksionet janë bërë përmes sistemit bankar. A e ka marrë shërbimin Bankers? A ka pranuar të kalojë para duke i justifikuar me fatura, pa marrë shërbimin? Kjo mbetet për t’u parë. Sa i përket bizneseve të karburanteve, qoftë Elda apo Bolv Oil, Firdent Kuqit apo z. Behar Çukaj, janë pjesë e verifikimit që po kryen Hetimi Tatimor. Rezulton që asnjëri prej tyre të mos ketë marrë para përmes faturave. Janë faturuar, a e ka kaluar apo jo shërbimin real? Kjo mbetet për t’u parë. Për të arritur zbërthimin total të kësaj skeme do kërkohet një kohë e konsiderueshme”.



