Sulmi në Kosovë, Qori: Kurti viktimë e agresionit, Vuçiç foli si i luajtur mendsh

Sulmi në Kosovë, Qori: Kurti viktimë e agresionit, Vuçiç foli si i luajtur mendsh

Kryetari i ‘Lëvizjes Bashkë’ Arlind Qori në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV komentoi lidhur me deklaratta e Albin Kurtit dhe Aleksandër Vucic për ngjarjen që tronditi veriun e Kosovës.

Ai tha se Kurti është viktima e agresionit dhe prapë ishte i matur në deklarata, ndërsa Vuçiç ishte si i luajtur mendsh.

Vuçiç thotë ngjarja ndodhi për faj të Albin Kurtit. Vuçiç bëri një paralele dhe tha siç e bënin shqiptarët në ‘98 po e bëjnë sot serbët, por ta sqarojmë që Kosova në vitet ‘90 ishte një vend në regjim, sot çfarë po i ndodh minoritetit serb në Kosovë? Po i torturon njeri, janë pa shkolla, jo.

I vetmi pretendim i Vuçiç është se Kosova nuk po mundëson krijimin e asosacionit. Si mund të marrësh pushkët ti për një detaj si asosacioni, pushkët merren kur ke përballë një regjim, që torturohesh etj etj. Si mund të justifikohet sot kjo gjë. Sikur këtë deklaratë të Vuçiç ta bënte Kurti, do ishin turrur nga të gjitha anët, s’do kishte ngelur faktor pa e gjykuar, ndërsa këtu kemi një njëri që sillet si i çmendur dhe lihet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy