Kosovë, gjendet trupi i policit të dytë të aksidentuar në Han të Elezit

Kosovë, gjendet trupi i policit të dytë të aksidentuar në Han të Elezit

Nëntë ditë pas aksidentit të ndodhur në hyrje të Hanit të Elezit, ku humbën jetën dy efektivë të policisë së Kosovës, është gjetur trupi i Armend Trenës.

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, njoftoi se ka gjetur trupin e pajetë, të policit Armend Trena, në lumin Lepenc.

“Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Emergjenca sot në orën 16:50, në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pajetë të policit Armend Trena”, thuhet në njoftim.

Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi dolën nga rruga bashkë me automjetin e tyre dhe përfunduan në lumë më 28 prill në lumin Lepenc, teksa po udhëtonin me veturën zyrtare në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanit.

Trupi i pajetë i policit Malson Dashit është gjetur ekipet e zhytësve dhe vullnetarëve më 3 maj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy