Olivia Jade Giannulli dhe Jacob Elordi i japin fund marrëdhënies romantike

Olivia Jade Giannulli dhe Jacob Elordi i japin fund marrëdhënies romantike

Olivia Jade Giannulli dhe Jacob Elordi thuhet se janë ndarë pas disa muajsh së bashku.

Giannulli, 22, tashmë është "single dhe po e shijon atë duke kaluar kohë me miqtë e saj”, ndërsa ylli i "Euphoria" Elordi, 25 vjeç, është "plotësisht i fokusuar" në vazhdimin e ndërtimit të karrierës së tij të aktrimit.

“Ai nuk po kërkon një lidhje serioze për momentin”, konfirmoi burimi, duke shtuar se çifti “u takuan në fillim të kësaj vere”, por tashmë “nuk janë më bashkë”. 

Përfaqësuesit e Giannulli dhe Elordi ende nuk e kanë kthyer kërkesën e Page Six për koment.

Olivia Jade Giannulli dhe Jacob Elordi u panë për herë të parë së bashku në fund të vitit 2021, kur u kapën duke pirë kafe në Los Angeles.

Në maj të vitit 2022, dyshja u pa duke ecur së bashku me qenin e Elordi, Layla, në lagjen Silver Lake të LA, përpara se të dy të largoheshin me makinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy