Agresori që sulmoi Salman Rushdie kishte lexuar vetëm dy faqe nga “Vargjet Satanike”

Agresori që sulmoi Salman Rushdie kishte lexuar vetëm dy faqe nga “Vargjet Satanike”

Personi i akuzuar për sulmin me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie raportohet se ka lexuar vetëm dy faqe të romanit “Vargjet Satanike”.

Hadi Matar, 24 vjeç, ka deklaruar se është pafajshëm për akuzat lidhur me agresionin që ndodhi javën e kaluar në New York.

Në një intervistë për New York Post nga burgu, Matar tha se Salman ishte "dikush që sulmoi Islamin".

Por ai nuk konfirmoi nëse veprimet e tij lidhen me fetva-n (urdhëresën për vrasje) që u lëshua nga Irani në vitet 1980.

Agresori aktualisht po mbahet në burgun e qarkut Chautauqua, në shtetin e Nju Jorkut.

Matar i tha New York Post se kishte lexuar vetëm disa faqe të librit. "Unë e respektoj Ajatollahun. Mendoj se ai është një person i madh. Kjo është aq sa do të them për këtë," tha ai.

Matar gjithashtu i tha gazetës se ishte "i befasuar" kur dëgjoi se Salman i kishte mbijetuar sulmit. "Nuk më pëlqen ky person. Nuk mendoj se ai është një person i mirë. Nuk më pëlqen shumë", tha Matar, sipas gazetës. "Ai është dikush që sulmoi Islamin, ai sulmoi besimet e tyre, sistemet e besimit”, shtoi ai.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy