Zgjedhjet lokale/ Alibeaj: Shumë shpejt do deklarojmë kandidaturat për të gjitha bashkitë

Zgjedhjet lokale/ Alibeaj: Shumë shpejt do deklarojmë kandidaturat për të gjitha bashkitë

Kolegji i Kryetarëve i Partisë Demokratike është mbledhur sot ne Fier. 

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi pas takimit se ka nisur procesi i identifikimit të kandidatëve që do të garojnë në bashkitë e vendit.

Ai shtoi se shumë shpejt do të bëhen me dije emrat garues në të gjitha bashkitë e vendit.

Alibeaj tha se do të joshën njerëz me reputacion dhe integritet që kanë qenë në periferi të politikës.

Nëse në një rast nuk morëm pjesë në zgjedhje, siç ishte në 2019-ën ka treguar se ishte gabim. PD  ajo zyrtare e ka për detyrim të dalë ne zgjedhje me kandidatët e saj në çdo bashki e këshill. Nuk jemi ne ata shkaktarët se ajo çfarë ndodhi në mars, kurrsesi përkundrazi përgjatë këtij viti nga ana jonë nuk janë lëshuar sinjale, nuk jemi shkaktarët e ndarjes, madje kemi bërë maksimumin që ndarja, çarja të mos ndodhte. Në prill kur pati një lëvizje për të krijuar struktura paralele, grupi parlamentar krijoi një platformë për të parandaluar krijimin  e këtyre strukturave do ta konkretizonin çarjen. Fillon procesi i identifikimit të kandidaturave për secilën nga bashkitë. Procesi do t’u nënshtrohet të gjitha rregullave në Kryesi. Duhet të joshim njerëz me reputacion, me integritet, që mund të kenë qenë në periferi të politikës sepse s’kanë pasur mundësi të hyjnë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy