
Ekspertët e integrimit evropian alarmojnë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk e miraton Demarkacionin me Malin e Zi gjatë këtij muaji, atëherë vendi duhet të presë deri në vitin 2020 për liberalizim të vizave me BE-në, pasi në vitin tjetër mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit nuk është arritur të kryhet gjatë javëve të fundit, për shkak të pamundësisë për të arritur kuorumin e nevojshëm në Parlament.
Por kjo zvarritje rrezikon të bëjë që Kosova mund ta humbasë afatin e fundit për këtë vit lidhur me liberalizimin e vizave.
Sipas ekspertëve, po qe se ky kusht (ratifikimi i Demarkacionit) nuk përfundon këtë muaj, Kosovës mund t’i kushtojë edhe me dy vjet e gjysmë mungesë të vizave.



