Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur nga raketat ruse që synonin një depo postare në rajonin Kharkiv të Ukrainës verilindore.
"Gjashtë persona janë vrarë dhe 14 janë plagosur nga sulmi i pushtuesve", tha guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleg Sinegubov.
RBC Ukraine shkruan se viktimat janë të moshës nga 19 deri në 42 vjeç, ndërsa bëhet me dije se 7 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkruan: Çdo ditë ne duhet t'i përgjigjemi terrorizmit rus dhe ne po bëjmë pikërisht këtë hjë. Terrori dhe vrasja nuk do ta çojnë askund Rusinë. Terroristët përfundimisht do të përballen me drejtësinë për gjithçka që kanë bërë.



