Vrasja e ish-policit në Laç ende pa autor, policia merr në pyetje mbi 15 persona (VIDEO)

Vrasja e ish-policit në Laç ende pa autor, policia merr në pyetje mbi 15 persona (VIDEO)

Ekzekutimi i ish-efektivit të policisë Xhelal Reçi, një ditë më parë në Laç vijon të mbetet pa autor.

Përgjatë 24 orëve policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 15 persona të dyshuar që mund të kenë dijeni rreth krimit, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Gjithashtu forcat speciale kanë ushtruar kontrolle në disa zona të Kurbinit, por pa arritur të gjejnë atentatorët apo dhe armën e krimit.

Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek konfliktet e djalit të Xhelal Reçit, Besnikut të cilit ju bë atentat me armë zjarri në gusht të vitit 2020, por fatmirësisht arriti të shpëtojë pa marrë lëndime.

Konfliktet e tij po kalojnë në sitën e hetuesve me qëllim identifikimin e autorëve. Vrasja është filmuar nga kamerat e sigurisë të disa bizneseve, por identifikimi i autorëve duket mjaft i vështirë, pasi ata kanë qenë me kapele maska mjekësore.

Ndërkohë makina e përdorur nga atentatorët e cila u gjet e djegur në Milot rezulton të jetë vjedhur rreth 1 muaj më parë në Brostar të Fierit dhe në të ishin vendosur targa italiane.

Mjeti u gjet i shkrumbuar plotësisht dhe nuk është arritur të merret asnjë provë që mund të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Ish-efektivi i policisë 61-vjeçari Xhelal Reçi u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së hënës, sapo zbriti nga automjeti për të hapur biznesin në pronësi të tij në qendër të qytetit të Laçit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy