Karanxha: Reforma në drejtësi s’ka funksionuar, duhet ndërhyrje! (VIDEO)

Karanxha: Reforma në drejtësi s’ka funksionuar, duhet ndërhyrje! (VIDEO)

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda Ervin Karanxha tha në edicionin e lajmeve në Mcn Tv se reforma në drejtësi në Shqipëri s’ka funksionuar, pasi nuk jep drejtësi të shpejtë për qytetarët. Ai thekson se duhet ndërhyrje, pasi drejtësia nuk është vetëm SPAK-u. 

Edhe SPAK-u që është sot është në bazë të një marrëveshje politike. Një pyetje është a ka funksionuar si duhet reforma në drejtësi? Për mendimin tim s’ka funksionuar, sepse funksioni i drejtësisë është një drejtësi e shpejtë për qytetarët. Një kompani kishte fituar 9 mijë euro me Shqipërinë sepse gjyqi s’ka mbaruar. I ke gjithë gjyqet jashtë afatit, pra praktikisht të ka rënë gjithë sistemi gjyqësor. Drejtësia s’është vetëm SPAK-u. Duhet ndërhyrje sepse ka diçka që s’shkon. Je 70 vjet ke frikë të bësh gjyq!

Lidhur me hetimin për Veliajn, Karanxha tha:

“Të gjithë shkallët e gjyqësor në Shqipëri kanë vendosur që Veliaj do hetohet në arrest me burg. Hetimi i Veliajt do jetë në gjendje arresti. Mendoj që mund të ketë qenë edhe sjellja e z.Veliaj, në raport me fyerjet dhe qëndrimit ndaj Prokurorisë. Gjatë kohës në gjendje arresti iu shtuan dy akuza dhe kemi rëndim të pozitës. Detyra e tij nuk ushtrohet fizikisht për një shkak objektiv. Kalimin e afatit ligjor dhe kur s’ushtrohet detyra për shkaqe objektive, sepse s’mund të ushtrohet nga arresti në burg, si rregull është që duhet t’i hapet rrugë zgjedhjeve të reja. 

Maksimalja e dënimit është deri në 12 vjet, akuza e korrupsionit dhe afatin e parashkrimit të ndjekjes penale është 20 vjet. Edhe pastrimi i produktit të veprës penale është vepër e rëndë. Duhet parë paragrafi, sepse secili ka nenet e dënimit përkatës. Bashkimi i dënimeve mund të jetë ose mbledhje e dënimeve, ose teoria e thithjes, që të jepet dënimi për veprën më të rëndë. Ndërhyrjet e politikës kemi ndërhyrje me ligj dhe retorikë politikë. Retorikë politike kemi parë në 30 vjet, nga të gjithë kryeministrat. I gjithë problemi është te ndërhyrja ligjore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy