Riatdhesimi/ Balluku: Fluturimi Romë-Tiranë kushton 100 euro, ushqimi do paguhet nga personi- 7 euro në ditë

Riatdhesimi/ Balluku: Fluturimi Romë-Tiranë kushton 100 euro, ushqimi do paguhet nga personi- 7 euro në ditë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka sqaruar mënyrën sesi do të bëhet riatdhesimi i shqiptarëve që kanë ngelur nëpër vendet e ndryshme të botës.

Balluku tha se operacioni i riatdhesimit të shqiptarëve është një operacion delikat që do të bëhet nën masa të rrepta mbrojtëse për mbrojtjen e shëndetit të udhëtarëve. Ajo tha se do aplikohen çmime minimale biletash nga Air Albania, ndërsa shpjegoi të gjithë procedurën se si mund të aplikohet. Balluku tregoi dhe destinacionet ku Air Albania  nis fluturimet këtë të shtunë drejt Romës dhe më pas vijohet me Milano, Bari, Frankfurt, Paris dhe Londër, destinacione që sipas ministres u japin mundësi dhe qytetarëve të tjerë, që ndodhen në Europë, Amerikë, Kanada e gjetke për t’i aksesuar.

Balluku tha se qytetarët që do të kthehen nga jashtë do të paguajnë 7 euro në ditë për ushqimin, ndërsa fjetjen do e paguajë shteti. Ministrja sqaroi gjithashtu se bileta e avionit ka kosto të ndryshme në varësi të vendit.

“Pas pak, sistemi online që do t’ju japë mundësinë për t’u riatdhesuar do të jetë gati për të aplikuar. Hyni në AirAlbania.com.al dhe më pas rubrikën “riatdhesime”, klikoni në linkun e hoteleve. Lexoni me kujdes formularin e kushteve të karantinimit. Pasi të klikoni pranoj, do të mund të zgjidhni dhomën tuaj. Do të ndalem për të sqaruar pagesën, kostoja ditore e qëndrimit në karantinë është menduar 21 euro, kostot ushqimore që do të paguhen nga personi janë 7 euro. Pasi të bëni pagesën elektronike prej 98 eurosh, sistemi do të lëshojë vërtetimin e rezervimit tuaj. Aty keni një Kod Unik që do t’ju ndihmojë për rezervimin e biletës së avionit. Këshillohuni me ambasadat. Air Albania nis fluturimet të shtunën në Romë, Milano, Bari, Frankfurt, Paris dhe Londër. Do vlerësojmë kërkesën për destinacione të tjera, por përpjekjet tona hasin vështirësi. Cmimi i biletës së avionit varion nga miljet e udhëtimit, por ju sigurojmë se Air Albania do të marrë vetëm një pjesë të vogël të kostove të udhëtimit. Udhëtimi nga Roma në Tiranë kushton 100 euro.” -tha Balluku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy