Evi Kokalari e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se arsyeja pse sot ajo nuk është më mbështetëse e Sali Berishës është pasi ajo besoi se ai do të bënte një ndryshim, por kjo gjë nuk ndodhi. Ajo u shpreh se nëse Berisha do të ndiqte rrugën që kishin nisur, sot ai do të ishte më i fortë politikisht dhe do të kishte fituar shumë më shumë bashki. “Fatkeqësisht partitë politike janë biznese private në Shqipëri. Cdo gjë bëhet nga kryetari dhe zbret më poshtë. E kanë bërë kaq gjatë këtë gjë dhe në qeveritë të mëparshme ka qenë prezente edhe nivelet më të ulëta janë korruptuar sepse kjo gjë ka 32 vjet që ndodh. Gjëja kryesore që shoh unë janë pazare që bëhen pafund nga lojtarët kryesorë (kupola), që duhet shkatërruar. Nuk jam kundër Sali Berishës, thjesht s’jam me të. S’jam me të sepse nuk e bëri ndryshimin, ne ja dhamë të gjitha mundësitë. Unë i kam folur pafund atij që pse nuk do funksiononte ajo që ai bënte. Ai është shumë I pjekur politikisht, por këta nuk janë njerëz të rinjë, kanë mentalitet ndryshe. Për mua Berisha në asnjë moment nuk mund të jetë naiv. Berisha po të vazhdonte në rrugën që ne kishim nisur do kishte fituar shumë më shumë bashki sot.”, u shpreh Kokalari.



