
Agjentët e BKH-së kanë zhvilluar dje kontrolle në disa biznese dhe banesa në Elbasan
Gazetari Xhevair Zhabina tha në studion e MCN Live janë ushtruar kontrolle në zyrat e Nazif Bajramit, Mariglen Cokut dhe Luan Tabakut, persona që kanë fituar tendera nga Bashkia e Elbasanit. Më tej Zhabina tha se këta persona janë përmendur dhe në aplikacionin “Sky”.
Janë zhvilluar disa kontrolle në biznese të ndryshme dhe banesa të ndryshme në Elbasan. Janë zhvilluar kontrolle në zyrat e Nazif Bajramit, një personi që ka fituar tendera qoftë nga Bashkia Elbasanit dhe institucione të tjera në qark, bashki dhe drejtori të rëndësishme. Kontrolle janë zhvilluar dhe tek Mariglen Coku, që është administrator i ekipit të Elbasanit. Është kryer një kontroll dhe në banesën e Luan Tabakut, drejtor i UKE. Nuk e di të them cilat janë dokumentet që janë marrë nga BKH-së, por nga informacionet që kemi është se këta persona janë përmendur dhe në aplikacionin Sky dhe mund të jenë lidhje të Suel Çelës, apo Çela mund të ketë ndikim tek këta.
Ndoshta bëhet fjalë për tendera kur UKE ka qenë në varësi të Bashkisë Elbasanit. Nuk dihet koha kur është zhvilluar tenderi, dhe nëse UKE është në varësi të Bashkisë së Elbasanit apo të MIE.
Hetimi se ku shkojnë paratë dhe mënyrën si pastrohen para në Elbasan është në udhën e duhur për të arritur rezultatet konkrete.
Lidhur me deklaratat e Belind Këlliçit se Policia e Elbasanit nuk zbatoi urdhrin e SPAK për të kontrolluar tregun e Suel Çelës, Zhabina tha:
Do ishte e rëndë nëse do të kishte urdhër për të bërë kontrolle në këtë treg dhe policia të mos e bënte. Nëse do ishte një gjë e tillë, BKH dhe SPAK do të kishte një reagim.
Më tej Zhabina tha se edhe për disa kohë Suel Çela nuk do të arrestohet pasi është nga ata personazhe që arrin të lëvizë pa u pikasur nga autoritet tona.
Kam përshtypjen se dhe për disa kohë Suel Çela nuk do të arrestohet. Kam bindjen se është nga ata personazhe që arrin të lëvizë shumë mirë, qoftë brenda Shqipërisë , por edhe jashtë Shqipërisë i papikasur nga autoritet tona.



