Saranda Lubishtani, 36-vjeçarja e apasionuar shumë pas muzikës dhe jetës rrëfen historinë e saj se si i ndryshoi jeta krejt papritur dhe e gjeti veten të paralizuar.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo tregon se pas divorcit rrit e vetme dy fëmijët dhe se nuk ka kërkuar kurrë ndihmë, por është munduar që t’i rrisë vetë dhe duke i çuar në shkollë, sporte dhe gjithkund, ka përjetuar shumë stresi.
Në maj u vrava në punë në shpinë, se punoj në magazinë. Në një ndeshje vrava pak shpinën, nuk mund të punoj dhe më kapi stresi. Nisa të ligështohesha nga pak.
Mendova se ishte nga shpina. Erdhi një ditë që u rrëzova në shtëpi dhe tani jam në spital. Aksidenti nuk ka qenë shkaku që këmbët më kanë lënë, por është nga stresi.
Mjekët nuk e dinin çfarë është se i ndjej këmbët, reflekset i kam, por nuk kam forcë që ti lëviz. Nga gjysma e poshtë jam e paralizuar. Mjekët nuk kanë gjetur asgjë.
Pas 5 ditësh duke më kontrolluar, kanë monitoruar gjithë historinë time dhe kanë kuptuar se është nga stresi.
Më shumë jam mërzitur për fëmijët se thoja a mund të ecë apo jo. Mbas 5 ditësh që më thanë nuk mund të ecë, nuk e besoja.
Por mjekët më thanë se gjithçka i kemi bërë analizat, nuk ke asgjë, je si një bebe e lindur nga fillimi. Kur më thanë nga stresi, u nervozova dhe nuk mund ta besoja.
Pastaj ma shpjeguan kur do të ndezësh një makinë me zor, është diçka në tru që kur ke ngarkime, truri mban deri në një farë mase dhe pastaj shpërthen.
Pyeta mjekun dhe kur më tha mund të ecë, nuk u dorëzova dhe nuk dorëzohem as tani që jam 36 vjeç. Tani jam në fizioterapi çdo ditë.
Tani kam nisur të lëviz pak, por nuk po mund të ecë, por dalëngadalë të gjitha bëhen. Në emër të Zotit në këmbë kam për tu çuar shumë shpejt.
Lavdi zotit krahët i kam të fortë dhe kam besim se kam për tu çuar shumë shpejt. I kam lëvizur këmbët me ndihmë të krahëve.
Para se të më ndodhte nuk e kam këqyrur shumë shëndetin, por ju them njerëzve që stresi është shumë i keq dhe ju them merreni jetën shumë thjesht.
Merrni ndihmë kur e dini se nuk mundeni. Le t’iu ndihmojë dikush kush e ka pak vështirë. Shëndeti është shumë i rëndësishëm.



