Qafë-Thanë /Kamioni përplaset me një makinë, një i vdekur dhe një i plagosur

Qafë-Thanë /Kamioni përplaset me një makinë, një i vdekur dhe një i plagosur

Aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen rëndë të një tjetri është regjistruar në Librazhd.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Qaf Thanë- Librazhd në fshatin Urakë, ku mjeti kamion tip Man me targa SK 564 IF është përplasur me mjetin me targa AA 211 LR drejtuar nga 42 vjeçari A.M., banues në Lezhë.

Si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit me targa AA 211 LR , A.M, si dhe është aksidentuar 35 vjeçarja R.Ll., banuese në Lezhë e cila ishte pasagjere në këtë automjet.

Menjëherë pas aksidentit ajo është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa është nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për drejtuesin e kamionit I.S., 54 vjeç banues në Shkup, Maqedoni. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy