Nëna e Ermira Arapit: Çfarë i lidhte ata të dy e morën me vete në varr

Nëna e Ermira Arapit: Çfarë i lidhte ata të dy e morën me vete në varr

Nëna e Ermira Arapit, 29-vjeçares që u vra nga i dashuri, i cili më pas vrau veten, thotë se nuk mund ta besojë se e bija ka pasur lidhje jashtëmartesore, pasi e dontë të shoqin dhe nuk kishin asnjë problem.  

“Nuk kam si ta shpjegoj dhimbjen. Vetëm një nënë mund ta di se çfarë dhimbje është ajo e fëmijës. Nuk mund ta dijë askush tjetër.

Kur e mësuam ngjarjen, im shoq mbeti gati i ngrirë dhe unë po ashtu, dhe po rrinim pa fjalë. Nuk po na dukej e vërtetë. Edhe kur do të nisesha për të ardhur këtej, po shpresoja se do ta gjeja gjallë.

Nuk ma pranonte vetja që vajza ime aq energjike që e donte jetën të më kishte ikur pa më thënë asnjë fjalë. Nuk ishte e papërballueshme.

Nuk mbaj mend se si jemi bërë gati e jemi nisur dhe nuk di se si e kam përballuar idenë që e pashë të shtrirë, pa jetë. Ishte sikur kisha vdekur vetë. Edhe tani s’e besoj dot se e kam varrosur këtu në fshatin e saj të lindjes”, shprehet nëna e Ermira Arapit, e cila u gjet bashkë me Drini Dervenin pa jetë në makinën e këtij të fundit.

Në një prononcim për “Panoramën”, ajo thotë se e ka të vështirë ta përballojë tragjedinë që ka ndodhur në familjen e saj.

“Jemi pa fjalë. Nuk e meritonte të vdiste kaq e re. Kërkojmë të na zbardhet ngjarja. Se çfarë e lidhte vajzën time dhe personin që ishte me të në makinë, ata e morën me vete në varr, prandaj që ne të kemi informacion për vetën tonë, për fëmijët tanë dhe fëmijën e saj, duhet që policia të na japë fakte e dëshmi”, shprehet nëna e 29- vjeçares.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy