
Shteti i Kosta-Rikas, vlerësohet nga Kombet e Bashkuara me çmimin “Champions of the Earth” për vitin 2019, për përpjekjet e saj për të luftuar ndryshimet e klimës. Ky është nderi më i lartë mjedisor i organizatës. Vendi u njoh në kategorinë e udhëheqjes së politikave për “Rolin e tij në mbrojtje të natyrës dhe angazhimin e saj, ndaj politikave ambicioze për të luftuar ndryshimin e klimës”. Sipas OKB-së Kosta Rika ka bërë një plan për zgjerimin e pyjeve deri në vitin 2050, i cili është në përputhje me Marrëveshjen e Klimës në Paris dhe ka planifikuar dekarbonizimin e ekonomisë së saj. OKB-ja vë në dukje se 98% e energjisë së Kosta-Rikës tashmë vjen nga burime të rinovueshme dhe se vendi planifikon që deri në vitin 2030 të arrijë të ketë 100% energji të rinovueshme. Ndryshimi i klimës kërkon veprim urgjent nga të gjithë. Drejtori ekzekutiv i programit të OKB-së për mjedisin deklaroi për mediat: “Emetimet globale janë rritur në nivele rekord, dhe ne duhet të veprojmë tani, për të kaluar në ekonomi më të pastra”. Kosta-Rika e festoi Ditën Botërore të Mjedisit, duke krijuar parkun e saj të 29-të kombëtar.



