“Disforia gjinore” përkufizohet si vuajtja e thellë nga mospërputhja midis identitetit gjinor dhe gjinisë që ka njeriu që nga lindja. Çrregullimi ndodh në një moshë shumë të re, duke shkaktuar izolim social, diskriminim dhe shqetësim psikologjik.
Prandaj, në rastet e çrregullimit të identitetit gjinor, përtej mbështetjes psikologjike është parashikuar mundësia e trajtimit farmaceutik për "pezullimin e pubertetit".
Një ndërhyrje e tillë mjekësore bëhet me Triptorelin, një ilaç për të bllokuar zhvillimin seksual, qe përdoret për të trajtuar disa lloje të kancerit si të prostatës dhe të gjirit, por gjithashtu pengon zhvillimin e hormoneve.
Tashmë është hapur drita jeshile për përdorimin e këtij medikamenti tek adoleshentët edhe në Itali, ku deri më sot ilaçe të tilla ishin të ndaluara. Përdorimi i barnave që bllokojnë pubertetin nuk shihej pozitivisht, sidomos nga shoqatat katolike që kanë kërkuar ndalimin.
Injeksioni Triptorelin (Triptodur) përdoret për të trajtuar pubertetin e parakohshëm që mund të shkaktojë një rritje të hormoneve të caktuara. Efekti i saj është të ulë sasinë e hormoneve në trup, pra një trajtim për të ndaluar zhvillimin e mëtejshëm për të ndryshuar gjini dhe frenuar zhvillimin e gjinisë përkatëse.



