Një mural i ri i artistit Alexsandro Palombo me titull “Santa Giorgia” është shfaqur në Milano, pas rezultateve të zgjedhjeve evropiane ku “Fratelli d’Italia” korrën sukses.

Kryeministrja është paraqitur si Shën Maria, në aktin e ushqyerjes me gji të një fëmije. Koka e saj rrethohet me një aureole yjesh, që të ndërmendin ato të flamurit të Bashkimit Europian.



