Ukraina: Forcat ruse kanë lëshuar 3000 raketa që nga fillimi i luftës

Ukraina: Forcat ruse kanë lëshuar 3000 raketa që nga fillimi i luftës

Forcat Ajrore të Ukrainës pretendojnë se Rusia ka lëshuar 3000 raketa që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. 

Armiku ka lëshuar rreth tre mijë raketa të llojeve të ndryshme mbi Ukrainë.

Kështu thanë Forcat Ajrore të Ukrainës në një postim në Facebook ditën e sotme. 

Këto janë raketa lundrimi, raketa ajër-tokë, raketa operative-taktike si dhe raketa Onyx të kompleksit bregdetar Bastion.

Forcat Ajrore të Ukrainës vunë në dukje gjithashtu se kohët e fundit, Moska kishte filluar të përdorte më shumë predha të epokës sovjetike. 

Gjithnjë e më shumë, armiku po përdor raketa të vjetra sovjetike, si X-59, X-22, X-31 dhe të tjera, kundër pozicioneve të ushtrisë ukrainase dhe objekteve civile”,

Dhe në javët e fundit, armiku filloi të godasë objektivat tokësore me raketa anti-ajrore nga kompleksi S-300, qëllimi kryesor i të cilit është të shkatërrojë objektivat ajrore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy