Fatos Malaj, ish-kandidat për deputet në Greqi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se turi i Ramës në Diasporë që do nisë në vendin fqinj nuk ka lidhje me përplasjen që kryeministri shqiptar ka me qeverinë e Mitsotakis për shkak të dënimit të kryebaskiakut të Himarës, Fredi Beleri. Duke vijuar Malaj tha se beson se Rama do ta anashkalojë çështjen Beleri gjatë këtij takimi që do të zhvillojë duke shtuar se s’la asnjë mundësi që të takojë kryeministri Mitsotakis duke qenë se në ato data ai do të vizotojë Turqinë.
Nuk kemi të bëjmë me një takim partiak, Rama nuk vjen si përfaqësues i PS-së, pro si kryeministri i shqiptarëve jashtë trojeve të atdheut.
Mesa kam lexuar Rama i nis këto takime nga Greqia, nuk do të vijë vetëm këtu, do të jetë në Londër në Gjermani. Besoj se do ta anashkalojë temën e Belerit. Ato ditë dhe homologu i tij, Kyriakos Mitsotakis nuk do ndodhet në Greqi, kështu që nuk do të ketë takim mes tyre.
Mendimi është i ndarë 50 me 50. Shumë mendojnë që ai duhet të ishte kryetar bashkie pavarësisht se çfarë ka ndodhur. Gjykata e ka vendosur, ajo e di se çfarë ka ndodhur. Sa i përket kandidaturës së tij si eurodeputet ana ligjore nuk ka asnjë problem.
Nga ana ligjore e shoh normale që Beleri të kandidojë me forcën e djathtë “Demokracinë e Re. Por meqë përmendet emrin e zotit Dhima, nuk e shoh nga ana etike që Beleri të jetë në krah me kampionin olimpik, me një njeri të famshme në Greqi, Pirro Dhima që ka përkrahje nga qytetarët grekë.



