Policia e Tiranës ka publikuar listën e personave më të kërkuar. Krahas gjeneraliteteve, fotot e tyre shoqërohen edhe me informacion mbi veprat penale që kanë kryer.
Personat në kërkim konsiderohen të rrezikshëm dhe policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e tyre.
1 - Eduart Xhavit Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje".
2 - Eduart Gani Kuliçi, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”.
3 - Bashkim Riza Ferati, i dënuar me 20 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes me dashje”.
4 - Kujtim Demir Demiri, i dënuar me 14 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “trafikim i të miturve”.
5 - Blenis Mihallaq Shyti, i dënuar me burgim të përjetshëm. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.
6 - Fation Agim Muharremi, i dënuar me 11 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vrasjes”.
7 - Kreshnik Dëfrim Spahiu, i dënuar me 25 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “vjedhjes me armë me pasojë vdekjen”.
8 - Valentina Gëzim Tufina, e dënuar me 14 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “trafikim i lëndëve narkotike”.
9 – Endrit Arben Daci, kërkohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.
10 - Adriana Rakip Çakmak, e dënuar me 16 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të mashtrimit.
11 - Çetina Xheladin Zajmi, e dënuar me 12 vjet burgim. Kërkohet për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të rënda”.
12 - Florjan Robert Qafa, kërkohet për veprën penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.



