Një ditë para protestës së opozitës,ka reaguar misioni I OSBE-së në Tiranë. Përmes një statusi ne rrjetin social tuiter, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë thekson se në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë. “E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore është një prej themeleve të demokracisë. Në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë”-thuhet në reagimin e shkurtër të OSBE-së.



