Pula që një shqiptar kishte marrë nga Shqipëria u ka sjellë probleme tre doganierëve grekë. Mediat greke shkruajnë se një shqiptar u paraqit në doganën greke me një pulë, të cilën donte ta merrte me vete në Greqi. Vetë shqiptari kishte dokumente të rregullta, por nuk kishte një dokument të posaçëm për importin e kafshëve.
Pas disa diskutimeve, doganierët grekë e kanë lejuar të kalojë së bashku me pulën dhe ai ka vazhduar rrugën. Por më pas është ndaluar në Lamia nga një patrullë policie, të cilët i kanë kërkuar dokumentet e veta dhe të shpendit.
Shqiptari u është përgjigjur se pula ishte e vetmja pasuri që kishte sjellë nga Shqipëria dhe për ta kaluar në doganë u kishte dhënë doganierëve 50 euro. Tre doganierët tani përballen me akuzën e korrupsionit.



